Fitorja ndaj Crvena Zvezdës lë pasoja te Milani, dëmtohen dy yjet e ekipit

Fitorja 2-1 ndaj Crvena Zvezda në Champions League ka lënë pasoja te Milan. Pas Christian Pulisic, kuqezinjtë duhet të përballen me dëmtimet të tjera në repartin e sulmit.

Të prekurit në këtë rast janë Ruben Loftus-Cheek dhe Alvaro Morata, të cilët kanë probleme moskulore. Ata u detyruan të linin në mes ndeshjen e Champions League, duke u zëvendësuar në pjesën e parë.

Loftus-Cheek ishte i pari që u largua nga fusha, i detyruar të ngrejë “flamurin e bardhë” në minutën e 28-të për shkak të një tendosjeje në këmbë.

Një minutë më vonë, trajneri Fonseca u detyrua të zëvendësojë edhe Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll  u ndal nga një tendosje në këmbën e majtë. Lojtarët do të vlerësohen në orët në vijim për të kuptuar shkallën e dëmtimeve dhe nëse do të mund të marrin pjesë në ndeshjet e radhës të kuqezinjve në kampionat.

SHKARKO APP