Fitorja në derbin ndaj Tiranës, Halili përgatit premion për lojtarët

Tirana arriti të fitojë ndaj Partizanit në derbin e zhvilluar në “Air Albania”, të parin për këtë sezon. Takimi mes skuadrave kryeqytetase përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të “bardhebluve”, me gol të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Vesel Limaj.

Fitorja në derbi ka gëzuar pa masë presidentin e klubit, Refik Halili, i cili nuk është kursyer aspak ndaj djemve të tij. Sipas “Panorama Sport”, mësohet se Halili ka shpërndarë premio për lojtarët pas derbit, me një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetra.

Tirana është kryesuesja e kampionatit me 14 pikë, ndërkohë që Partizani ka vetëm 4 deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?