Fituan ndaj Partizanit, Tirana “përgjysmohet” nga dëmtimet për duelin e radhës
Tirana mori një fitore të rëndësishme dje në mbrëmje në derbi ndaj Partizanit, që mungonte prej 5 vitesh. Gjithsesi çdo e mirë e ka një të keqe nga pas. Klubi bardheblu do të ketë shumë mungesa në sfidën e ardhshme ndaj Flamurtarit.
Përveç Edon Hasanit, do të mungojnë edhe tre lojtarë të tjerë për shkak kartonësh. Nuk do të jetë as Winful Cobbinah, pasi është ndëshkuar me karton të kuq.
Do të mungojnë me Flamurtarin, sepse morën kartonin e katërt të verdhë Jurgen Celhaka dhe Michael Ngoo, të cilët plotësojnë numrin që i pezullon për sfidën e ardhshme. vNë skuadër kthehet pritet të rikthehet Tefik Osmani, i cili ka qenë i dëmtuar si dhe Elton Cale, i pezulluar për shkak kartonësh.