Fjalimi i lamtumirës, Platini: E kam ndërgjegjien e pastër
Ish presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, foli në mbledhjen e qeverisë së futbollit duke thënë se e ka ndërgjegjen e pastër në raportin me futbollin.
“Ne do ta vazhdojmë këtë mision të shkëlqyer të futbollit, pa mua për arsye që nuk do të desha t’i përmendja sot”, filloi fjalën e tij në Athinë ish-futbollisti.
“Unë jam i sigurt që nuk kam bërë ndonjë gabim dhe do të luftoj ta mbroj këtë çështje. Futbolli duhet të ruhet si thesar, duhet të ruhet me kujdes si një lojë jo si një produkt, duhet të jetë një sport jo një treg, ai duhet të jetë një shoë jo si një biznes. Unë jam këtu për të thënë lamtumirë dhe faleminderit 55 federatave që më votuan mua. Tashmë do të kemi një president të ri. Dhe unë i uroj atij shumë suksese në rrugën e Presidencës. Miq të futbollit, do të shihemi së shpejti”, tha Mishel Platini që u zgjodh fillimisht president i UEFA-s në vitin 2007.
Mishel ishte një ndër më të mirët e gjeneratës së tij, një futbollist , që hoqi fanelën dhe veshi kostumin e zyrtarit më të lartë të futbollit europian.
Por Platini u përzu mes skandalit të Sep Blater, ku së bashku me të thuhet se kishin arritur disa marrëveshje korruptive.
KOHA JONË SONDAZH

