Flamurtari bën goditjen e radhës, firmos me sulmuesin Maksuti
Flamurtari ka siguruar shërbimet e Erald Maksutit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi vlonjat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë më herët pjesë e Shqipërisë U15 dhe U19, ndërsa ka kontribuar edhe për përfaqësuesen U21.
“Erald Maksuti eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Vjen pas eksperiences si futbollist ne ekipin e FK Apolonia ( Shqiperi ). Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”- shkruan klubi.
KOHA JONË SONDAZH

