Flamurtari bën goditjen e vitit në Shqipëri, firmos me sulmuesin e Lacios (VIDEO)

Flamurtari bën një goditej të madhe në merkato e janarit. Vlonjatët kanë siguruar shërbimet e senegalezit të lindur në Spanjë, Mamadou Tounkara. Vetëm 22-vjeçar, në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Akademisë së Barcelonës, përpara se në vitin 2012 të kalonte në ekipet e moshave të Lazios.

Në vitin 2014 debutoi me ekipin e parë, duke luajtur edhe dy ndeshje, për tu huazuar më tej në Serinë B te Crotone dhe skuadra satelit e bardhekaltërve, Salernitana, ku sulmuesi ka patur mundësi të aktivizohet.

Klubi kuqezi ka mbyllur detajet e transferimit të Tounkara, duke përforcuar edhe më tepër sulmin, i cili është shndërruar në repartin më të frikshëm të kampionatit. Afrimi i sulmuesit të Lazios i shtohet blerjeve të Muarem Muarem dhe Nedeljković, ndërsa në skuadër ka lojtarë të rëndësishëm si Tomislav Busic, Danilo Alves e Sekou Kamara. Flamurtari ka të drejtë që të ëndërrojë titullin kampion tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?