Flamurtari dhe Bylisi një sfidë që u mbyll me barazim 3-3

Flamurtari dhe Bylisi përfunduan me barazimin 3-3 në sfidën e Superiores, e cila u zhvillua në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit. Flamurtari e nisi ndeshjen me një penallti të shndërruar në gol nga Burard në minutën e 5-të, ndërsa dyfishoi shifrat në minutën e 22 përmes Maksutit. Bylisi nuk u dorëzua dhe rihapi lojën në minutën e 24-rt me Walison Nem, teksa barazioi shifrat në sekondat e para të pjesës se dytë me Kodji Mouctar.

Flamurtari gjeti sërisht avantazhin me Erald Maksutin në minutën e 64′. Por edhe pas kësaj ballshiotët nuk u dorëzuan. Ishte po Walison Nem që barazoi shifrat katër minuta më vonë, duke sigluar dhe rezultatin final 3-3. Flamurtari dhe Bylisi vazhdojnë të kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion të Superiores, ndërsa ky barazim i lë skuadrat në pritje të sfidave të ardhshme.

Ky barazim sjell një rezultat të drejtë për të dy ekipet, të cilat treguan lojë të mirë, por dhe pasiguri në mbrojtje. Sfida e radhës do të jetë një mundësi për secilën skuadër për të përmirësuar performancën dhe për të siguruar pikët e plota.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?