Flamurtari i përgjigjet Cungut: Duhet të flasë për mënyrën si i merr fitoret!

Flamurtari ka dalë me një reagim për t’iu përgjigjur akuzave të trajnerit Armando Cungu.

“Më bëhet qejfi që Flamurtari kujtohet të luajë futboll pas 700 javësh. Uroj të vazhdojë kështu deri në fund dhe t’i bëjë 704 javë”, tha Armando Cungu, pas fitores së vështirë që skuadra e tij mori kundër vlonjatëve të rënë nga Superiorja.

“Përpara se të shkojmë tek rasti 11-metërshit, duket qartë që lojtari i Laçit është në pozicion jashtë loje. Cungu duhet të flasë për mënyrën si merr fitoren dhe jo për Flamurtarin që do të respektojë garën deri në ndeshjen e fundit”, shkruajnë vlonjatet në faqen e tyre në “Instagram”.

 

SHKARKO APP