Flamurtari kryeson i vetëm, ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Këtë të hënë u luajtën dy ndeshjet e fundit, për javën e tetë në Kategorinë e Parë. Korabi-Dinamo u mbyll në barazim 2-2, një rezultat që i bën punë Flamurtarit, pasi tashmë vlonjatët kryesojnë të vetëm me 17 pikë, dy më shumë se skuadra e Nevil Dedes.

Korabi mban vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa më pas vjen Skënderbeu me një ndeshje me pak me 12 pikë në vendin e katërt, po aq pikë sa edhe Luzi, Besa dhe Tërbuni.

Vendi i tetë i takon Orikut me 10 pikë, ndërsa më pas vijnë Besëlidhja dhe Burreli me nga 9 pikë. Apolonia mban vendin e 11-të me 8 pikë, po aq sa Lushnja dhe ndodhen në zonën e mbijetesës, së bashku me Tomorin e Turbinën që kanë nga 5 pikë.

SHKARKO APP