Flamurtari mundet nga Pogon, mbrojtja e Duros “fut ujë” në goditjet standarde (VIDEO)

Flamurtari ka zhvilluar sot miqësoren e fundit në kuadrin e fazës përgatitore për pjesën e dytë të sezonit. Vlonjatët janë mundur me rezultatin 2-1 nga skuadra polake, Pogon Szczecin.

Flamurtari kaloi e para në avantazh në minutën e 82 me Xhufon, por avantazhi i ekipit të Duros nuk zgjati më shumë se dy minuta. Polakët shfrytëzuan shtatlartësinë në goditjet standarde, fillimisht duke shënuar golin e barazimit në minutën e 85 me Drygas.

Dy minuta më pas ekipi i Pogon shënon edhe një tjetër gol nga goditjet standarde, teksa këtë herë është Dvali që shfrytëzon përgjumjen e mbrojtjes vlonjate. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?