Flamurtari në krye dhe Besa e treta

Dy ndeshjet e kësaj të hëne, mbyllën javën e tetë në Kategorinë e Parë, që tashmë ka një kryesues të ri. Pas fitores me shifrat e thella 4-0 ndaj Pogradecit, skuadra e Flamurtarit, ka marrë vendin e parë në renditje me 21 pikë, po aq sa edhe Vora e vendit të dytë. Besa e Kavajës, ka zbritur në vendin e tretë me 20 pikë të grumbulluara. Në vendin e katërt renditet Kastrioti me 13 pikë, para Buurrelit me 12 pikë. Lushnja mban vendin e gjashtë me 9 pikë, po aq sa Pogradeci dhe Kukësi. Në vendin e nëntë renditet Korabi me 8 pikë, ndërsa Apolonia me 6 pikë, Valbona me 5 pikë dhe Erzeni me 2 pikë, mbyllin renditjen.

SHKARKO APP