Flamurtarit i hiqen 6 pikë nga klasifikimi, Idrizi: Çfarë të bëj unë?!

Zbardhet kalendari i Superiores. Dje, në ambientet e FSHF-së është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit të 79-të të Kategorisë Superiore, ndërkohë që në orët e mbrëmjes gazeta “Panorama Sport” ka zbuluar letrën që KAS ka sjellë në klubin Flamurtari për çështjen “Gjoka”.

Gjykata e Lozanës ka refuzuar gjykimin për shkak të mospagesës nga klubi vlonjat të tarifës së nevojshme dhe kësisoj tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i heqjes së gjashtë pikëve të tjera nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

SHKRESA

Swiss Digital Desktop Reklama

KAS-i ka dërguar në Klubin e Futbollit Flamurtari shkresën zyrtare që e skualifikon klubin vlonjat nga shqyrtimi i çështjes “Gjoka” për mospagesën e hapjes së gjyqit. Gazeta “Panorama Sport” disponon ekskluzivisht letrën e KAS-it që ka mbërritur në klub. Pas mbërritjes së kësaj shkrese, administratori Sinan Idrizi tha dje për “Panorama Sport” se atyre që u dhimbset Flamurtari ta zgjidhin këtë çështje, ndërsa rikonfirmoi edhe një herë se pritet të hiqen pikët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka mbërritur në klub shkresa nga KAS që na skualifikon për shkak se nuk kemi bërë pagesën për hapjen e gjyqit ndaj ish-trajnerit Gjoka. Unë e thashë që nuk kisha punë të merresha me këtë çështje. Ishin të tjerë ata që duhet ta ndiqnin, bashkia ose Shpëtim Gjika që ka ikur në drejtim të paditur. Ku janë ata që u dhimbset Flamurtari? Tani do të na hiqen pikë, por do të paguhet edhe Gjoka. Më thoni tani çfarë të bëj unë? Unë ndërtoj superekip dhe shikoni çfarë na ndodh…”, tha Idrizi.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?