Flet burri që i dha ndihmën e parë Vokrrit: Mori frymë pasi humbi ndjenjat

Bengt Persson është zyrtari i Eulex dhe personi që i dha ndihmën e parë Fadil Vokrrit, pas sulmit në zemër që pësoi ky i fundit.

Gjithçka ka ndodhur në një qendër fitnesi në Prishtinë. Persson kishte qenë rastësisht në të njëjtin vend ku Vokrrit i ndodhi fatkeqësia dhe nuk ka nguruar ta ndihmojë atë.

Zyrtari suedez e ka marrë lajmin e keq të vdekjes së Vokrrit përmes mediave të Kosovës.

I kontaktuar nga Indeksionline, ai tha: Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vjen shumë keq. Ndihem i trishtuar”.
Persson i ka bërë pompa Vokrrit duke e kthyer në jetë për një çast, por sulmi ka qenë i rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

SHKARKO APP