Flet “heroi” i Anglisë, Sterling: E dija që do të shënoja në atë zonë!

Rahem Sterling ishte heroi i Anglisë në sfidën hapëse të “Euro 2020” kundër Kroacisë. Sulmuesi që aktivizohet te City në Angli, realizoi një gol me shumë peshë në “Wembley”, teksa pas ndeshjes tregoi dhe emocionet.

“Ishte një ndjesi e bukur. Ishte ndeshja e parë dhe kishim nevojë që të fitonim. E mbajtëm topin atëherë kur duhej dhe e largoni, mendoj se luajtëm mirë. Djemtë ishin fantastik.

Për të qenë i sinqertë, gjithmonë ja them vetes, nëse do të shkoj në atë pjesë të zonës, dhe dy minuta më pas arrita dhe shënova. Kemi punuar për të ndërtuar aksione të tilla.

Duhet të qëndrojmë të fokusuar. Është ende shumë herë, duhet të vijojmë që të fitojmë dhe të kemi një mentalitet fitues”, deklaroi sulmuesi që vendosi sfidën ndaj Kroacisë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP