Flet Sergio Ramos: Na mungoi fati

 

Sergio Ramos ka folur në Canal Plus në fund të ndeshjes. I zhgënjyer nga rezultati, por me një mesazh për të mos u dorëhequr nga fitimi i La Liga. “E dimë ritmin që kërkon kjo ndeshje dhe mund të themi se pamë një Real të madh dhe një mbështetje të madhe për trajnerin tonë. Na mungoi vetëm ai momenti i fatit që të tjerët e patën. Është e vërtetë që pati disa momente kyçe ky takim. Patëm përballë një skuadër të madhe dhe është e vërtetë që pjesën e dytë e patën ata më shumë në kontroll. Më vjen keq që nuk arritëm te goli, por ishim të pafat. Tani bëhet fjalë për 4 pikë diferencë. Ne na mbetet vetëm të vazhdojmë luftën. Nga eksperienca ime nuk duhet të heqim dorë. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë të luftojmë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?