Flet “tradhtari” Figo: E pamundur që Messi të shkojë te Reali si unë!

Luis Figo nuk beson se Lionel Messi mund të ndjekë gjurmët e tij për të kaluar nga “Camp Nou” në “Santiago Bernabeo”. Ish-futbollisti i njohur portugez, bëri bujë në futbollin botëror, pasi kaloi nga Barcelona te Real Madrid në vitin 2000.

Tani që zërat janë shtuar për largimin e “Pleshtit” nga Barcelona, ai nuk beson se mund të ndodhë e njëjta gjë si me të.

“Këtë vit është pamundur që ndonjë klub të paguajë klauzolën e Messit. Merkato është ajo që është, shumë strikte dhe e vështirë, Asnjë klub nuk mund të paguajë kontratën e tij.  Mendoj se është e pamundur që të bëjë të njëjtën gjë si unë 20 vite më parë”, deklaroi Figo. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP