Flick: Dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Anglisë si provë për Kupën e Botës

Hans-Dieter Flick, trajner i Gjermanisë ka dhënë së fundmi një intervistë për Sky Sport në prag të ndeshjeve të Nations League. Ai i cilësoi të rëndësishme dy ndeshjet e fundit ndaj Hungarisë dhe Anglisë.

“Vitin e ardhshëm duam të jemi në fazën Final Four në Ligën e Kombeve, tani duhet ta mbyllim të parët fazën e grupeve. I Kemi të gjitha mundësitë, por duhet të japim më të mirët në dy ndeshjet e mbetura dhe duhet të luajmë më mirë.

Ky është objektivi, pasi janë dhe si provë gjeneralë për Kupën e Botës, ndërkohë që në nëntor ka pak kohë për përgatitje. Këto ndeshje duhet t’i luajmë sikur jemi në Botëror. Duhet të shkojmë më ritmin e duhur, përgatitjet nisin që tani”, deklaroi ish-trajneri i Bayernit. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP