Flick: E pabesueshme, sezoni më i bukur në historinë e Bayernit!
6 trofe në 68 ndeshje, është një motiv i madh krenarie për trajnerin e Bayernit, Hansi Flick. Bavarezët arritën që të fitonin finalen e Botërorit të Klubeve 1-0.
Goli i Benjamin Pavard i akorduar nga VAR rezultoi vendimtar në sfidën ndaj skuadrës meksikane, teksa Flick që në intervistën pas ndeshjes falënderoi futbollistët e tij.
“Urime skuadrës për këtë arritje historike, fitimin e trofeut të gjashtë brenda një viti. Ka qenë sezoni më i bukur dhe fitues i historisë së Bayern Munich. Kemi pasur disa probleme në ditët e fundit, por djemtë luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë jemi krenarë për atë që kemi bërë, është e pabesueshme ajo që kemi arritur“, deklaroi Flick.