Flick merr lajmin e mire, super talenti rikthehet në stërvitje

Gavi është rikthyer në stërvitje me Barcelonën pas 298 ditësh dhe debutimi i tij në fushë me trajnerin e ri Hansi Flick është më afër se kurrë.

Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, i riu spanjoll ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore me pjesën tjetër të grupit, të cilët e kanë mbështetur dhe janë kujdesur që të mos kenë përplasje të forta gjatë lojës.

Mesfushori me siguri nuk do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Girona, por së shpejti do të jetë në dispozicion të Flick. Në karrierën e tij, Gavi krenohet me 111 paraqitje dhe 7 gola me Barçën.

SHKARKO APP