Flick motivon Barcelonën: Nuk do të jetë sezon i lehtë, por do të luftojmë për të fituar!

Pas ndeshjes së parë miqësore të sezonit ndaj Vissel Kobe (fituar 3-1), trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencë për shtyp duke dhënë sinjale pozitive për nisjen e aventurës së tij në stolin blaugrana.

“E nisëm mirë, sidomos në 30 minutat e para. Më pas humbëm pak kontrollin, por pjesa e dytë ishte shumë e mirë”, deklaroi Flick, duke vlerësuar lojën e të rinjve si Dro dhe Jofre, ndërsa theksoi se të gjithë lojtarët duhej të aktivizoheshin të paktën për 45 minuta.

Për Rashford, që u bashkua me ekipin më vonë, tha: “Luajti më pak sepse ka nisur më vonë stërvitjen me topin”. Ndërsa për rikthimin e Gerard Martin pas dëmtimit: “Një rikthim pozitiv”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flick dha një mesazh të qartë për të gjithë tifozët: “Nuk do të jetë një sezon i thjeshtë, por as i kaluari nuk ishte. Luftuam për të fituar dhe do ta bëjmë sërish këtë vit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?