Flick: Ne jemi Barcelona, do të tentojmë të fitojmë gjithçka!
Mbrëmja e 78-të e Gran Galà të Mundo Deportivo u shndërrua në skenën ideale për Hansi Flick, i cili rikonfirmoi ambiciet dhe identitetin e Barcelonës së tij. Trajneri gjerman u vlerësua pas një sezoni të parë të mbyllur me fitimin e të tre trofeve kombëtarë dhe shfrytëzoi eventin për të hedhur vështrimin drejt së ardhmes, duke nisur nga Superkupa tashmë e fituar.
“Të fitosh titullin e parë ishte fantastike, sidomos kundër Real Madridit. Por në fund të fundit ne jemi Barcelona dhe duhet të luftojmë për gjithçka. Kemi mundësinë të konkurrojmë për çdo trofe dhe kjo është ajo që duam”, u shpreh Flick.
Në fjalimin e tij nuk mungoi as referenca ndaj objektivit madhor europian, Champions League: “Po punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar. Duhet të kujdesemi edhe për detajet më të vogla për të rritur nivelin tonë. Kështu përparon një skuadër. Po, kemi mundësinë ta fitojmë Champions-in. Wshtë një objektiv shumë i rëndësishëm dhe punojmë për të çdo ditë. Me tifozët në krah, gjithçka bëhet edhe më e veçantë”.
Trajneri gjerman foli edhe për lidhjen e krijuar me ambientin katalanas, duke theksuar se realiteti i Barcelonës e ka tejkaluar çdo pritshmëri: “Barça është shumë më tepër sesa e kisha imagjinuar. Që nga dita e parë jam ndjerë pjesë e diçkaje që shkon përtej një familjeje. Njerëzit këtu janë të jashtëzakonshëm, është fantastike ta përjetosh këtë”.
Në fund, një mesazh i qartë për të ardhmen dhe merkaton, në linjë me presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco: “Kemi tashmë një skuadër të fortë. Çdo vendim duhet të jetë inteligjent, duke marrë parasysh aspektin financiar dhe njerëzor. Duhet të kemi lojtarë të mirë, por mbi të gjitha njerëz të mirë. Kjo është Barcelona që duam të ndërtojmë”.
KOHA JONË SONDAZH

