Flick sherr me drejtuesit e klubit për shkak të një incidenti me Yamal

Sipas mediave spanjolle El Nacional dhe Cadena Ser, në kampin e Barcelonës është shënuar një episod tensioni mes trajnerit Hansi Flick dhe drejtuesve të klubit, në qendër të të cilit ndodhet talenti i ri Lamine Yamal.

Trajneri gjerman thuhet se kishte vendosur ta ndëshkonte lojtarin për shkak të një vonese duke e lënë jashtë formacionit titullar. Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë ndërhyrë për të imponuar praninë e Yamal nga minuta e parë.

Në veçanti, Alejandro Echevarría, një figurë shumë e afërt me presidentin Joan Laporta,raportohet se ka bindur drejtorin sportiv Deco të ndikojë tek Flick për ta ndryshuar vendimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Yamal u aktivizua si titullar, por vendimi është pranuar me pak dëshirë nga Flick, i cili e ka interpretuar situatën si ndërhyrje në autoritetin e tij teknik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri nuk do të ishte irrituar vetëm për vonesën e lojtarit, por më shumë për mesazhin negativ që kjo dërgon në grup, duke kujtuar se lojtarë të tjerë si Raphinha, Koundé, Héctor Fort apo Iñaki Peña janë ndëshkuar për arsye të ngjashme.

Për këtë arsye, Flick i ka kërkuar klubit të garantojë respekt të plotë dhe autonomi në vendimet teknike, pasi druhet se raste të tilla mund të cënojnë disiplinën në dhomën e zhveshjes.

Nga ana e saj, Barcelona minimizon incidentin, duke theksuar se gjithçka është zgjidhur. Ndërkohë, përfaqësuesit e Yamal mohojnë çdo akt të mundshëm mosdisipline, duke e cilësuar ngjarjen si një fryrje mediatike.

Flick sherr me drejtuesit e klubit për shkak të një incidenti me Yamal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?