Florian Marku i vë duart në fyt rivalit para duelit të nesërm (VIDEO)
Florian Marku është një boksier disi problematik” para dueleve në ring. Gjithçka ndodhi gjatë peshimit zyrtar, përpara sfidës së kësaj të shtune në orën 20:00.
Jenkins provoi të provokonte Markun, duke i dërguar një puthje me dorë. Reagimi i boksierit shqiptar nuk mungoi. Marku e kapi prej fyti kundërshtarin dhe e shtyu, teksa ishte e nevojshme ndërhyrja e personelit të sigurisë për t’i mbajtur në distancë dy boksierët.
Florian Marku do të kërkojë suksesin e radhës, edhe sepse me një fitore në këtë duel ai mund të siguronte një përballje me ish-kampionin e brezave ËBA dhe IBF, Amir Khan.

KOHA JONË SONDAZH

