Florian Marku jep lajmin e madh: Më 25 gusht ju pres në “Air Albania”, do jap shpirtin

Boksieri Florian Marku ka njoftuar se ndeshjen e radhës do ta ketë në datën 25 gusht në stadiumin Air Albania. Për momentin ai nuk ka zbuluar se cili do të jetë rivali, ndërkohë që biletat dhe informacionet do të zbulohen në ditët në vijim.

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranes. Në datën 25 Gusht ju pres të gjithëve në Air Albania. Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing per besimin dhe mbështetjen. Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin ketë javë.

Ju premtoj qe do jap shpirtin për t’ju bere krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”, shkruan Marku në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?