Florian Marku jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët pas fitores ndaj Luisettos

Florian Marku ia doli të merrte një fitore përballë boksierit francez, Luisetto duke mbrojtur kështu titullin kampion në kategorinë IBF dhe gjithashtu duke fituar pikë si boksier. Mbreti shqiptar” fitoi me vendim jurie pasi ishte dominant ndaj kundërshtarit në 6 nga 8 raundet e ndeshjes.

Marku e shprehu para ndeshjes dhe pas ndeshjes se tanimë dëshiron që ndeshja e radhës të zhvillohet në Shqipëri, e një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ditën e sotme në “Instagram” si për të treguar se ky plan është më shumë se serioz.

“Dje ishte një atmosfere e zjarrte Vitin tjetër do rikthehem për të mbrojtur titullin në Shqipëri, në Tiranë tek stadiumi Air Albania. Mezi pres të ndeshem në atdhe pranë Shqipëtarëve të mi”, ka shkruar Marku.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?