Floyd Mayweather e Khloe Kardashian… në një lidhje?
Floyd Mayweather është përsëri në qendër të vëmendjes mediatike edhe ditë pas fitores së tij në ndeshjen e shekullit përballë Manny Pacquiao.
Boksieri amerikan është në titujt kryesorë të të përditshmeve amerikane për një lidhje të mundshme me Khloe Kardashian, motrën e Kim.
Khloe tha për Floyd se “ai është shumë i pashëm” dhe zërat për një lidhje të re kanë dalë pas takimit të tyre në një ndeshje basketbolli të Los Angeles Clippers.
Floyd u ul pranë Khloe-t, dhe ajo menjëherë u tundua. I tha një miku të saj: “Ka diçka tek ai që më shtyn ta njoh më shumë”, tha një person i afërt të saj për revistën Life& Style.
Khloe edhe më parë ka ndjekur live një ndeshje boksi të Mayweather dhe qysh atëherë ishte tërhequr nga ai.
Më e bukura e kësaj historie është se ishte pikërisht ish i dashuri i motrës së Kim, French Montana që ia prezantoi boksierin amerikan.
Përderisa lidhja e Khloe-t me French Montanën nuk funksionoi, ajo tani i ka hedhur sytë nga i ashtuquajturi “Money”.
KOHA JONË SONDAZH

