Fluks i jashtëzakonshëm në Aeroportin “Nënë Tereza” për finalen. 328 avionë zbarkojnë sot dhe nesër
Drejtori i Përgjithshëm i TIA-s, Costandin von Albensleben ka folur për fluksin e vizitorëve me rastin e finales së Conference League, që do të luhet nesër në mbrëmje. Numri i vizitorëve do të jetë i frikshëm, teksa në dy ditë do të ketë plot 328 fluturime me avionë të mëdhenj dhe normalë.
Trafiku hyrës për këtë ndeshje ka nisur. Numri më i madh i tifozëve do të vijnë sot dhe nesër, ndërsa tifozë kanë ardhur gjatë këtyre ditëve. Gjithashtu dhe dy ekipet e futbollit të Roma dhe Feyenoord-it do të vijnë sot.
Sot do të ketë 142 fluturime dhe nesër priten 176 avionë. I siguroj të gjithë udhëtarët se trafiku ajror do të vazhdojë në mënyrë normale edhe për fluturimet e zakonshme. Ne kemi bërë përgatitjet tona, kemi vendosur orare dhe autobusët, mendoj që çdo gjë do shkoj mirë. Shpresoj që do të jetë një ndeshje super e futbollit dhe tifozët do të largohen gjatë natës pas ndeshjes dhe trafiku ajror do të vazhdoj normalisht edhe në 26 Maj. Jam optimist se gjithçka do të shkoj mirë.
Data 25 mund të jetë dita më e ngarkuar në historinë e TIA-s, por këtë do ta shohim vetëm pasi do të përfundojë gjithçka.
Drejtori aviacionit civil, Maksim Et’hemaj: “Ne jemi në fazën e implementimit. Përgatitjet kanë nisur që në mars në bashkëpunim me UEFA, POLICI ALBCONTROLL. Kemi krijuar një ekip tjetër që do të merret vetëm me fluturimet carter kemi ngritur dy grupe policia që od merret me sigurinë dhe grupi tjetër vendosur në albcontrol me pritjen dhe transferimin e pasagjerëve”.