Fonseca justifikohet për humbjen: Nuk jemi në cirk, çdo prekje po vlerësohet si penallti
Trajneri i Milanit, Fonseca është justifikua për humbjen e djeshme ndaj Fiorentinës, duke fajësuar arbitrat. Strategu i njohur rrëfeu dhe episodin e goditje së penalltive jo nga Pulisic, por nga Theo Hernandez dhe Abraham.
“Deri më sot kemi bërë mirë, ishte një problem i agresivitetit në mbrojtje. Kur humbet dy penallti dhe pëson gola të tillë, është e vështirë të fitosh, edhe nëse krijon shumë mundësi. Është e vështirë t’i shpjegosh golat që pësuam, për mua na mungonte agresiviteti dhe rigoroziteti në hapësirat mbyllëse.
Penalltitë e humbura? Goditësi i penalltive është Pulisic, nuk e di pse lojtarët ndryshuan mendje. Jam i inatosur për këtë, fola me lojtarët dhe thashë që të mos ndodhë më.
Në konferencën për shtyp u ndal edhe tek arbitrimi: “Nuk më pëlqen të flas për këtë pjesë, por ky nuk është futboll. Futbolli përbëhet nga kontakte dhe një prekje nuk mund të mjaftojë për të dhënë një penallti.
Mjfton një prekje e thjeshtë, e pamë edhe këtë fundjavë. Dhe më pas bëhemi të gjithë nervozë, gjithçka kthehet në problem. Ky është futboll, jo cirk. Dhe nuk po flas vetëm për penalltinë e dhënë ndaj nesh, por edhe ato që na jepen … Sa penallti shohim në Serie A?”, tha Fonseca.