Fonseca në prag shkarkimi, Allegri është gati për rikthimin e bujshëm
Paulo Fonseca rrezikon gjithnjë e më shumë shkarkimin nga Milani, ndërkohë që Massimiliano Allegri duket se është opsioni i parë për ta zëvendësuar.
Emri i trajnerit të njohur ka dalë në skenë në orët e fundit si një zëvendësues i mundshëm i Paulo Fonsecës në rast shkarkimi, një zgjedhje që do të kishte edhe mbështetjen e vetë Allegrit, gati për të vlerësuar mundësinë e marrjes së detyrës gjatë sezonit në vazhdim.
Klubi kuqezi ka mbështetur punën e Fonsecës deri tani për të konfirmuar besimin e tij, por situata në realitet është ndryshe dhe nëse Milani nuk do të dalë fitues nga “Bentegodi” në sfidën kundër Veronës, eksperienca e portugezit në Milano mund të përfundojë para kohe.
Sipas “Calciomercato.com”, në atë rast, hipoteza Allegri do të bëhej më e mundshme. Kjo do të largonte opsionin e Xavi Hernandez, që ishte emri tjetër që ishte përfolur në ditët e fundit në media.