Fonseca: Shpresoj që Ronaldo të jetë i nervozuar pas ndeshjes
Roma këtë fundjavë do të kërkojë rikthimin te fitorja ndaj Juventusit. Trajneri i verdhekuqve Paulo Fonseca, ka gati një plan për të ndalur skuadrën torineze.
“Juventus është një skuadër e madhe, janë mirë, në ndeshjen e fundit fituan dhe zhvilluan një ndeshje të mirë. Pres një ndeshje të vështirë. E rëndësishme është që të mësojmë nga gabimet. Për ne do të jetë një ndeshje normale. Juve dhe Inter janë dy skuarat më të mira në Itali nuk mund të them se kush është më e fortë. Këto janë ndeshje që dua që t’i luajmë.
Ronaldo? Nuk e di se çfarë do t’i them, por shpresoj që të jetë i nervozuar pas ndeshjes.
Merkato? Nuk dua të flas për transferimet tani. Jemi të vëmendshëm, por nuk mund të them më shumë.
Zaniolo? Besoj se do të jetë në gjendje për të luajtur”, deklaroi Fonseca. /R.Lika-Koha Jone/