Forma e dobët e Reinës, Lazio rikthen titullar Strakoshën në kampionat

Lazio këtë sezon ka mbrojtjen e tretë më të dobët të kampionatit me 29 gola të pësuar. Duke filluar që nga ndeshja e kësaj fundjave ndaj Sampdorias trajneri Maurizio Sarri mund të vendosë të ulë në stol portierin Reina për të rikthyer si portier titullar Thomas Strakoshën i cili në këtë edicion është aktivizuar vetëm në ndeshjet e Europa League.

Ish-portieri i Napolit dhe Milanit ndoshta ka nevojë për pak kohë pushim për të rigjetur veten ndërsa Strakosha është stërvitur mirë gjatë muajve të fundit duke qenë titullar vetëm në Europa League.

Por edhe nëse rifiton vendin e titullarit te Lazio gjasat janë që Thomas Strakosha të largohet në fund të këtij sezoni nga Lazio kur i përfundon edhe kontrata me bardhekaltrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?