Formacionet e finales/ Bayerni super sulmues, Tuchel i beson trinomit “magjik”
Pas pak minutash do të luhet finalja e madhe e Champions League. Në Lisbonë të Portugalisë, Bayern Munchen dhe PSG do të përballen për trofeun më të rëndësishëm të futbollit për klube.
Ekipi gjerman vjen si favorit pas fitoreve të thella në këtë kompeticion, ku bie në sy edhe goleada 8-2 ndaj Barcelonës. Nëse do të fitojë sot, klubi legjendar do të arrijë suksesin numër 6 në histori në Kupën e Evropës.
Ndërkohë, PSG mund të shkruajë historinë nëse triumfon sot, pasi për klubin francez do të ishte hera e parë në histori që ngre Champions League.
Bayerni do të luajë me formacionin e zakonshëm. Lewandowski do të mbështet nga Muller, Gnabry si dhe Coman, që është zgjedhja surprizë. Në krahun tjetër Tuchel konfirmon trinomin Di Maria, Mbappe dhe Neymar.