Formacionet e Milan-Roma, Mourinho lë në stol Marash Kumbullën
Milan dhe Roma kanë zbuluar formacionet me të cilat do të zbresin në fushë pas pak minutash, ku edhe spektakli është i garantuar. Kuqezinjtë në këtë duel do të mbështeten te Giroud në majën e sulmit, i mbështetur nga Messias, Saelemaekers dhe Brahim Diaz.
Në krahun tjetër Jose Mourinho ka preferuar që ta lërë në stol Marash Kumbullën. Zaniolo do të mbështesë Abraham, i cili do të komandojë i vetëm repartin e sulmit, i mbështetur nga një mesfushë e mbipopulluar me 5 futbollistë.

KOHA JONË SONDAZH

