Formacionet e sfidës Shqipëri-Izrael, Armando Broja në majë të sulmit

Sonte në mbrëmje, Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes.

Trajneri Reja ka bërë plot 5 ndryshime në formacion, duke ulur në stol Kumbullën, Gjasulën, Çekiçin e Seferin, teksa Cikalleshi po kalon një gjendje gripale.

Marrin vendin në formacion Veseli në treshen e mbrojtjes, dyshja e Empolit Asllani-Bajrami dhe Uzuni e Armando Broja në majë të sulmit, që do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?