Formacionet gjysmëfinales Atletico-Barcelona, Valeverde i beson trinomit magjik

Barcelona dhe Atletico Madrid do të zbresin pas pak minutash në fushë në Arabinë Saudite për të luajtur gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri Valeverde ka vendosur që të hedhë në fushë formacionin më të mirë që ka në dispozicion. Griezmann, Messi dhe Suarez do të formojnë trinomin magjik në sulm, ndërkohë që në mesfushë spikat aktivizimi i Vidal nga minuta e parë.

Image

Në krahun tjetër as Simeone nuk ka bërë shumë eksperimente, duke i besuar vendosjes 4-4-2, me Moratën në majën e sulmit i mbështetur nga Joao Felix. Në fushë do të jenë edhe Saul dhe Correa në krahë duke e bërë një formacion shumë të rrezikshëm për mbrojtjen e klubit blaugrana.

Image

SHKARKO APP