Formacionet zyrtare/ Cristiano Ronaldo në majën e sulmit kundër Ganës

Portugalia do të luajë sfidën e parë të Kupës së Botës pas pak minutash kundër Ganës. Skuadra luzitane pavarësisht momentit të vështirë që po kalon kapiteni i saj, Cristiano Ronaldo, i ka besuar sërish nga minuta e parë.

Cr7 do të mbështet në sulm nga Joao Felix dhe Otavio. Në mesfushë do të jenë Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva, ndërkohë që Neves do të ketë më shumë detyrë për të ruajtur ekuilibrat para mbrojtjes.

Në krahun tjetër Gana i beson Williams nga minuta e parë, ndërkohë që rrezik i madh priten dhe nga mesfusha ku janë Ayew dhe Partey, dy lojtarë shumë të njohur. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP