Formacionet zyrtare, Kumbulla dhe Broja për herë të parë si titullarë, debuton Kallaku
Shqipëria zhvillon ndeshjen e tretë në sezonin e dytë të Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Kazakistanin vendas (15:00), teksa Edi Reja ka zgjedhur “luftëtarët” e përballjes së sotme. Trajneri italian i kombëtares qëndron besnik ndaj skemës 3-5-2.
Në portës Etrit Berisha, teksa treshja e mbrojtjes formohet nga Marash Kumbulla (hera e parë si titullar me kuqezinjtë), Berat Gjimshiti dhe Kastriot Dermaku. Frederik Veseli në të djathtë dhe Lorenc Trashi në të majtë, teksa Keidi Bare dhe Amir Abrashi formojnë dyshen e qendrës së mesfushës.
Disi më i avancuar Sherik Kallaku, i cili debuton me kombëtaren e madhe. Në sulm dyshja Rey Manaj-Armando Broja. Hera e parë si titullar edhe për 19-vjeçarin e Vitesse.
Formacionet zyrtare
KAZAKISTANI: (5-3-2) Pokatilov, Bistrov, Marochkin, Jernalov, Kerymzhanov, Suymjumbayev, Kuat, Tagybergen, Abiken, Zaynutdinov, Aymbetov. Trajner: M. Bilek.
SHQIPËRIA: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.