Formacionet zyrtare/ Mancini lë pushim disa yje ndaj Uellsit!
Italia do të luajë pas pak minutash sfidën e fundit në grup kundër Uellsit, për t’u konfirmuar në krye të grupit. Trajneri Mancini ka bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë pushim disa futbollistë.
Toloi do të aktivizohet në krahun e djathtë, ndërkohë që në mesfushë rikthehet Verrati pas dëmtimit, i mbështetur edhe nga Pessina. Në sulm dy juventinët Bernandeschi dhe Chiesa mbështesin Belottin.
Uellsi në krahun tjetër Uellsi do të luajë me vendosjen 5-3-2. Allen dhe Ramsey do të aktivizohen në mesfushë, ndërkohë që në sulm do të aktivizohen Bale dhe James.