Formacionet zyrtare të Kroaci-Belgjikë, vëllezërit Hazard përfundojnë në pankinë

Kroacia luan ndaj Belgjikës ndeshjen vendimtare për kualifikim teksa në Grupin F gjithçka është e hapur. Ballkanasit janë aktualisht në vend të parë me katër pikë, ndërsa belgët me tre pikë kërkojnë me çdo kusht fitoren si mundësinë e vetme për të kaluar më tej.

Skuadra ballkanase luan me më të mirët teksa mesfusha udhëhiqet nga treshja e zakonshme Modric-Brozovic-Kovacic. Nga ana tjetër, te Belgjika rikthehet në formacion Mertens ndërsa në sulm luan edhe Carrasco me Trossard duke lënë në stol vëllezërit Hazard, Thorgan dhe Eden.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?