Formacionet zyrtare të super duelit City-Inter, Inzaghi surprizon me 3 ndryshime

Manchester City-Inter është super ndeshja e mbrëmjes së sotme në Champions League, teksa trajnerët kanë zbuluar dhe formacionet zyrtare.

Guardiola nuk bën asnjë surprizë duke hedhur formacionin e zakonshëm, shumë sulmues, me Savinho, De Bruyne dhe Grealish që do të mbështesin Haaland.

Në krahun tjetër Inzaghi bën disa ndryshime duke preferuar nga minuta e parë Bisseck, Zielinski dhe Taremi, teksa Lautaro do ta nisë nga stoli së bashku me Asllanin.

 

SHKARKO APP