Formacionet zyrtare të super duelit mes Portugalisë dhe Uruguait
Portugali-Uruguai është super dueli i mbrëmjes së sotme në Kupën e Botës. Trajnerët Fernando Santos dhe Diego Alonso kanë zgjedhur titullarët e kësaj përballjeje.
Skema taktike është e njëjta: 4-1-2-3. Portugalia ka bërë ndryshime në mbrojtje me Pepe në qendër dhe Nuno Mendes në krahun e majtë. Santos i ka besuar një fanellë titullari William Carvalhos.
30-vjeçari i Real Betis, do të luajë si shkatërrues, ndërkohë që në sulm konfirmohen Joao Felix, Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes, me Rafael Leaon që e nis përsëri nga stoli si ndaj Ganës.
Tri ndryshime në total edhe në formacionin e Uruguait. Trajneri Alonso ka ulur në stol dyshen sulmuese Luis Suarez dhe Facundo Pellistri, postet e të cilëve i zënë Edinson Cavani dhe Guillermo Varela.