Formacionet zyrtare/ Xhaka dhe Shaqiri do kërkojnë të bëjnë shqiponjën ndaj Serbisë

Sonte në mbrëmje do të luhet super dueli mes Serbisë dhe Zvicrës. Serbët do të hedhin në fushë një formacion shumë sulmues, me skemën 3-4-1-2. Tadic do të jetë në mbështetje të Mitrovic dhe Vlahovic.

Në krahun tjetër, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, teksa do të tentojnë që të shënojnë sërish dhe pse jo ndoshta dhe të festojnë me shqiponjë.

Graniti do të jetë pika e referimit në mesfushë, ndërkohë që Shaqiri së bashku me Vargas do të mbështesë Embolo.

SHKARKO APP