Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 30-të në Abissnet Superiore
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 30-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.
Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 1-4-4-2.
Në portë është përzgjedhur Romeo Harizaj i ekipit të Vorës, pasi mbajti të paprekur portën në takimin Vora – Teuta.
Mbrojtja përbëhet nga Faton Neziri (Dinamo City), Eljon Sota (Egnatia), Elmando Gjini (Vllaznia), dhe Luciano Vera (Tirana).
Në mesfushë janë përzgjedhur Kevin Dodaj (Vllaznia), Irgi Kasalla (Vora), Sherif Kallaku (Vllaznia), dhe Dejvi Bregu (Dinamo City)
Reparti ofensiv përbëhet nga dyshja Erald Maksuti i Flamurtarit dhe Daniel Adjesa i Egnatias. Të dy lojtarët ishin vendimtarë për skuadrat e tyre dhe gjetën rrugën e rrjetës.
Trajner i javës është përzgjedhur Ilir Daja i Dinamo City-t. Blutë u rikthyen te fitorja në kampionat pas tre ndeshjesh.

KOHA JONË SONDAZH

