Formacioni i frikshëm i Juventusit me Messin dhe Guardiolën

Juventus kërkon të ndërtojë skuadrën më të mirë në botë, teksa nën drejtim ka projektuar Pep Guardiolën. Ky është ambicioni i klubit torinez, i cili mund të befasojë të gjithë në merkaton e verës.

Për këtë gjë janë të sigurt mediat angleze, teksa “The Sun” ka edhur hipotezën e transferimit të strategut spanjoll në Torino por jo vetëm. Sipas tabolidit, së bashku me të mund të shkojnë edhe Sane dhe Messi, që do të formonin një sulm të frikshëm për ekipin torinez.

Juventus është një nga skuadrat më të mëdha në botë, teksa e ka potencialin për të bërë lëvizje të mëdha. Një gjë e tillë do të sillte një dominim të tyre edhe në futbollin evropian. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP