”Formacioni më i mirë i vitit 2023”, mes yjeve edhe futbollisti i ndjerë i Egnatias që humbi jetën në fushë

”Formacioni më i mirë i vitit 2023” në Superiore u prezantua në mbrëmjen e ”Më të mirëve” nga FSHF. Tre lojtarë të Partizanit kampion, 4 futbollistë të Egnatias fituese të Kupës dhe 4 sportistë të Tiranës nënkampionë formojnë 11-shen më të mirë të vitit 2023.

Alen Sherri është përzgjedhur si portieri më i mirë, duke qenë mes tri shtyllave të formacionit të vitit. Portieri shkodran ka qenë një nga më të dalluarit tek Egnatia në vitin 2023.

Në mbrojtje, Andi Hadroj i Partizanit dhe Florjan Përgjoni i Tiranës pozicionohen nga krahët mbrojtjes së 11-shes më të mirë të vitit, ndërkohë që në qendër të prapavijës, kapiteni i bardhebluve Filip Naidovski shoqërohet nga Renato Malota i Egnatias.

Në mesfushë, dyshes së Egnatias Albano Aleksit dhe Fernandos Medeiros i bashkohet Arinaldo Rrapaj. Në repartin e avancuar , nuk mund të mungonte shënuesi më i mirë i sezonit të shkuar, Florent Hasani, por dhe Tedi Cara, i cili fitoi titullin me Partizanin, ndërkohë që në majën e sulmit ndodhet Raphael Dwamena, i cili udhëhoqi Egnatian drejt fitimit të Kupës së Shqipërisë.

SHKARKO APP