Formula 1, Alonso mungon në Çmimin e Madh të Australisë

 Fernando Alonso humb Çmimin e Madh të Australisë me McLaren pas aksidentit që pësoi në provat gjatë përgatitjeve për sezonin e ri në Formula 1. Fernando Alonso pësoi aksident më 22 shkurt në Barcelonë dhe qëndroi tre ditë i shtruar në spital. Edhe pse ai doli nga spitali dhe tha se është mirë, madje gati të kthehej në pistë, mjekët e kanë këshilluar që të mos stërvitet gjatë ditëve të fundit para se të nisin garat zyrtare. Piloti Kevin Magnussen do ta zëvendësojë atë dhe të garojë me Jenson Button, në Çmimin e Madh të Australisë që do të mbahet më 15 mars në Merbourne. Spanjolli shpreson të debutojë me  McLaren-Honda në Çmimin e Madh të Malajzisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?