Formula 1, kampioni Hamilton i rrëmbyer edhe pas modës
Kampion bote në Formula 1, por edhe i apasionuar pas botës së modës dhe spektaklit. Piloti britanik i Meclaren, Lewis Hamilton nuk humbet asnjë rast për të pushtuar skenën e eventeve më prestigjoze të modës. Kampioni në fuqi i Formula 1 ka bërë një “pit stop” në Paris për të qenë i pranishëm në Javën e Modës ku është shoqëruar nga familja Kardashian, duke shijuar momentet e pushimit përpara startit të sezonit. Një selfie dhe disa foto ku Hamilton shfaqet i veshur me shije. Kulla Eiffel në sfond dhe një foto rasti me Jared Leto, Kanye Ëest, Olivier Rousteing, Lewis me këtë rast duket se e ka hedhur pas krahëve historinë e kaluar pas ndarjes me këngëtaren Nicole Sherzinger.
KOHA JONË SONDAZH

