Formula 1 me spektatorë, kushtet për të ndjekur garën e Bahrein
Sezoni i ri i Formula 1 nis më 28 mars me garën e Bahrein dhe spektatorët do të mund ta ndjekin këtë garë, por duke zbatuar protokollet sanitare.
Gjatë gjithë kohës maskat duhen mbajtur, ndërkohë që do të ketë kontrolle të temperaturës për ata që kanë blerë biletat dhe do duan të ndjekin garën.
Gjithashtu raportohet se spektatorët do të duhet të jenë vaksinuar, ose të jenë shëruar më parë nga COVID-19.
Bahrein International Circuit ka ofruar vaksinimin e ekipeve dhe personalit që do të marrë pjesë gjatë testimeve në periudhën 12-14 mars dhe në garë, por oferta është refuzuar për shkak se Formula 1 është e regjistruar në Britaninë e Madhe si organizatë dhe vaksinimin do e bëjnë atje.