FORMULA1 – Ferrari, Vasseur: “Të kopjojmë ndalesën e Mercedesit? S’do të ndryshonte asgjë, ata janë para nesh”
Frederic Vasseur, drejtori i ekipit Ferrari, pas Çmimit të Madh të Australisë, garës së parë të Kampionatit Botëror të F1 2026, deklaroi se rezultati nuk do të kishte ndryshuar edhe nëse do të ishin ndalur më herët gjatë Virtual Safety Car. Ai theksoi se nuk kishin referenca për të bërë aq shumë xhiro me gomat e bardha. Vasseur pranoi se Mercedes ishte më i shpejtë dhe se Ferrari e di pozicionin e saj, por gjithsesi e konsideroi garën si të mirë.
Lidhur me diferencën në kualifikuese, Vasseur e vlerësoi atë si të madhe, duke shtuar se ekipi kishte bërë disa gabime. Ai beson se hendeku i përgjithshëm është rreth gjysmë sekonde, por kjo do të varet nga pista në pistë. Për Vasseur, rezultati i Melburnit nuk është thelbësor. Fokusi kryesor mbetet zhvillimi i makinës, pasi ka shumë punë për të bërë për të përmirësuar performancën e skuadrës në vazhdim të sezonit.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
KOHA JONË SONDAZH

