FOTO/ Armando Broja me zemër tek kuqezinjtë, e kalon datëlindjen duke ndjekur shokët në stadium

Armando Broja e ka në zemër Kombëtaren kuqezi, aq sa edhe në ditën e lindjes, ai ka zgjedhur që ta kalojë në ”Air Albania”, duke ndjekur shokët në stadium. Në fotot që gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell nga tribuna vip, Broja është aty duke ndjekur sfidën Shqipëri-Gjeorgji në vend që të fesonte 23-vjetorin e lindjen diku tjetër. Një gjest që mbetet për tu vlerësuar, edhe pse ai nuk është në fushë për të luajtur.

“Është e vërtetë. Sot kam ditëlindjen. Shpresoj të marr një fitore si dhuratë. Atmosfera në “Air Albania”? Kjo është shtëpia jonë, është shpirti ynë. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe që të luajnë bukur për tifozët.

Kam një dëmtim të vogël, por shpresoj të rekuperohem sa më shpejt dhe të luaj para këtyre tifzoëve. Shkova te hoteli dhe takova disa prej lojtarëve. Takova Mitajn, takova Uzunin, takova Bajramin. Shpresoj të më bëjnë një dhuratë të bukur.

Më mungon ky stadium. Kam shumë qejf të luaj me Kombëtaren. Shpresoj të kthehem sa më shpejt. Kush shënon sot? Po them Asllani. Ai ndoshta bën gol”, ka thënë Armando Broja.

SHKARKO APP